Sektori privat punëdhënësi më i madhë në Kosovë
BKT
Lajme

Sektori privat punëdhënësi më i madhë në Kosovë

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini sot realizuan një takim pune me Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë takimit u diskutuan shumë çështje me rëndësi si : Ligji i Punës, Paga minimale, Siguria dhe shëndeti i punëtorëve në Punë, Marrëveshja e përgjithshme kolektive , 

Skender Reçica, Minisër i MPMS së pari falënderoi delegacionin e AKB-se për këtë takim dhe tha se AKB është partnere e Këshillit Ekonomik Social dhe se shumë shpejt do të takohemi në KES  dhe  do ti iniciojmë bashkërisht në Qeverinë e Kosovës për  të aprovuar të gjitha këto çështje që janë me prioritet për punëdhësit, Punëmarrësit dhe Qeverinë e Kosovës me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

                                                                                                                 


MË SHUME NGA Lajme