Abrashi priti në takim drejtorin e BERZh-it
BKT
Lajme

Abrashi priti në takim drejtorin e BERZh-it

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Taylor diskutuan për mbarëvajtjen e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH.

Abrashi e informoi për projektet me prioritet në mandatin e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me BERZH, me qëllim të realizimit të punëve të mira për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme