Raporti i Prokurorit gjatë pandemisë: 924 aktakuza kundër 1160 personave
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë kohës së pandemisë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur 924 aktakuza, kundër 1160 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 716 persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin se prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, janë bërë 260 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 316 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjatë kësaj periudhe kohore, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore ka bërë pesë kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prej datës 13 mars deri më 30 prill ka marr një aktvendim për ndalimin e një personi. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë kësaj kohe ka bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale po ashtu, ka bërë pesë kërkesa për arrestim përfshirë ato ndërkombëtare, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë katër kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë kësaj kohe ka ngritur 10 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore Prishtinë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 258 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur 91 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 133 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 279 aktakuza kundër 369 personave.
Prokuroria Themelore Prizren:
Prokuroria Themelore në Prizren, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 78 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur 29 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 37 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 57 aktakuza kundër 79 personave.
Prokuroria Themelore Pejë:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë tre muajve (mars, prill, maj) ka ndaluar 129 persona për vepra të ndryshme penale të ndodhura nën kompetencën territoriale të këtij institucioni gjatë muajve të lartcekur.
Gjithashtu, gjatë këtyre tre muajve janë bërë 16 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 19 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë bërë gjithsej 21 kërkesa janë bërë gjatë këtyre tre muajve për sekuestrim të përkohshëm nga prokurori i shtetit. Gjatë muajve mars, prill dhe maj, kjo prokurori ka ngritur gjithsej 85 aktakuza, kundër 92 personave.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajve mars, prill dhe maj ka ndaluar gjithsej 79 persona të dyshuar, ka paraqitur 59 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 59 personave të dyshuar, si dhe ka ngritur 255 aktakuza, kundër 255 personave – të pandehur, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 112 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe ka paraqitur 34 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 34 persona të dyshuar, gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë bërë shtatë kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale, si dhe ka ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë prej datës 13 mars deri me datë 31maj 2020 me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, gjatë kësaj kohe ka bërë 20 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 20 persona, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, brenda kësaj periudhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë ngritur 58 aktakuza kundër 62 personave, për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë brenda kësaj periudhe janë realizuar 36 sekuestrime të përkohshme, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Prokuroria Themelore në Ferizaj prej datës 13 mars deri me datë 31 maj 2020 me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar 39 persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, gjatë kësaj kohe ka bërë nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, brenda kësaj periudhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë ngritur 136 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë brenda kësaj periudhe është realizuar një sekuestrim i përkohshëm.























