​Hoti zhvillon bisedë telefonike me kryetarin e GP të CDU-së, Wadephul
BKT
Lajme

​Hoti zhvillon bisedë telefonike me kryetarin e GP të CDU-së, Wadephul

Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul, me të cilin biseduan rreth aktualitetit politik në vend dhe rajon, bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani dhe përkushtimet institucionale për përmbushjen e agjendës evropiane.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërshtetëror dhe rolin që ka treguar Gjermania në mbështetje të zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës, kryeministri Hoti e falënderoi Wadephul, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për miqësinë dhe ndihmën që Gjermania ka treguar ndaj vendit tonë.

Kryeministri Hoti po ashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes shtetërore gjermane, derisa e njoftoi Wadephul për prioritetet qeverisëse, me theks përballjen me COVID-19, masat për fuqizimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe procese të tjera me rëndësi.

Ndërsa, kryetari i GP të CDU-së, Johann David Wadephul në emër të parlamentarëve gjermanë, ri-konfirmoi mbështetjen e tyre për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme