Veseli: Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës absurd
BKT
Lajme

Veseli: Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës absurd

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues.

Sipas tij, diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë

Reagimi i plotë:

Moslejimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës sa është absurd, është po aq edhe shqetësues për diasporën tonë, por edhe për të gjithë ne.

Masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore duhet të respektohen, por edhe nevoja e bashkëatdhetarëve tanë që të vizitojnë vendin e tyre duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet e as nuk bën të cenohet nga asnjëri prej nesh.

U bëj thirrje autoriteteve vendimmarrëse që menjëherë të reflektojnë, t'i krijojnë kushtet që diaspora jonë të gëzojnë të drejtën e ardhjes në Kosovë përmes linjave ajrore. Ata vijnë nga vende që e menaxhojnë mirë pandeminë.

Diaspora nuk mund të vuajnë nga paaftësia e menaxhimit të pandemisë, ata nuk janë fajtorët për këtë.


MË SHUME NGA Lajme