Ballkani.info: Enver “baba” ia mësyen të bëhet Avokat i Popullit
BKT
Lajme

Ballkani.info: Enver “baba” ia mësyen të bëhet Avokat i Popullit

Është përbyllur aplikimi për institucionin Avokati i Popullit. Në konkursin e hapur javë më parë, ku do të zgjedhet pasuesi i Hilmi Jasharit, kanë konkurruar 13 vetë.

Ballkani.info merr vesh se në mesin e kandidatëve është edhe Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Burimet tona thonë se në mesin e favoritëve për ta drejtuar Avokatin e Popullit në mandate pesë vjeçarë janë Enver Hasani dhe Naile Alaj.

Ballkani.info po ashtu merr vesh se në momentin e votimit në Kuvendin e Kosovës, Enver Hasani llogarit në votat e një pjese të deputetëve të PDK-së dhe një pjese të atyre të Vetëvendosjes.

Ndërkaq, favoritja tjetër, Naile Alaj, aktualisht mban pozitën e zëvendëses së Avokatit të Popullit.

Alaj ka qenë kandidate e LDK-së për deputete në vitin 2014.

Për Alajn, sipas burimeve, pritet të votojnë një pjesë e deputetëve të LDK-së dhe disa të VV-së.

Hilmi Jashari, të cilit i skadon mandati pjesëvjeçar, është zgjedhur Avokat i Popullit nga Kuvendi i Kosovës, më 2 korrik 2015. 


MË SHUME NGA Lajme