19:47 / 15.06.2020
Hoti: Vazhdimi i dialogut, hap kryesor për njohjen reciproke Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mirëpritur ftesën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell që procesi i bisedimeve me Serbinë të vazhdojë më 27 qershor në Uashington.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se aktivitetet e koordinuara me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, veçanërisht qeverinë amerikane dhe Richard Grenell ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj ndaj njohjeve.
“Vazhdimi i dialogut është një hap kryesor për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, shprehet Hoti.























