​Zemaj i shqetësuar me shifrat rekorde të COVID-19
BKT
Lajme

​Zemaj i shqetësuar me shifrat rekorde të COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pranuar se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, 129, më e madhja kjo brenda 24 orëve që nga shpërthimi i pandemisë në mars, është shqetësuese, por sipas tij gjendja në përgjithësi është e menaxhueshme.

Zemaj ka thënë se rritja e këtij numri tregon për papërgjegjësi të qytetarëve pas lehtësimit të masave, të cilët nuk po i respektojnë masat shëndetësore kundër përhapjes së koronavirusit.

“Ky numër duhet të analizohet, por situata është nën kontroll të plotë”, ka thënë Zemaj në TV Dukagjini.

Ai ka thënë se lirimi i masave kanë ndodhur në fund të Qeverisë Kurti.

“Hapja e menjëhershme ka ndodhur më 31 maj 2020, ku janë hapur pa paralajmërim kopshtet dhe çerdhet për fëmijë, kufijtë tokësorë të Kosovës, gjithashtu janë hapur qendrat tregtare, gastronomia dhe kanë nisur të gjitha aktivitetet e taksive. Lirimi i masave është bërë i menjëhershëm”, është shprehur Zemaj.  


MË SHUME NGA Lajme