23:47 / 15.06.2020
Ish-Senatori Bob Dole mbështet bisedimet Kosovë-Serbi
Ish-Senatori Robert Dole ka shprehur mbështetjen e tij për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që do të fillojë në 27 qershor, në SHBA.
E quan bisedë mes “dy vendeve të pavarura” që synojnë të normalizojnë marrëdhëniet.
“Popullin e Kosovës e kam çdo ditë në zemër dhe është urimi im më sinqertë për paqen dhe përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan ish-Senatori Dole në rrjetin social Tuitër.
Me këtë rast ka postuar një fotografi të tij me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.
Një udhëheqës i shquar i Senatit Amerikan, Bob Dole ishte nga figurat e para ndërkombëtare që vizitoi Kosovën në gusht 1990, duke luajtur një rol të madh në ndërkombëtarizimin e kauzës së saj. Ai ka mbetur një mik i fuqishëm i republikës së re./Illyria/























