Setien: Do të ketë ndryshime ndaj Leganes
BKT
Sport

Setien: Do të ketë ndryshime ndaj Leganes

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka këmbëngulur që ai do të përdorë të gjithë skuadrën në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019/20 në La Liga.

Setien përdori të pesë zëvendësimet e tij në fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Mallorca të shtunën, dhe duket se ai synon të përmbahet në këtë strategji sa më shumë që të jetë e mundur.

“Ideja është të bëjmë ndryshime dhe do të ketë ndryshime ndërsa ndeshjet të vazhdojnë”, tha Setien në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së së martës në mbrëmje të Barcelonës kundër Leganes.

“Ne do të shohim se si lodhja ndikon te lojtarët, unë dua të arrij deri në fund me freskinë e nevojshme, në mënyrë që performanca të mos ndikohet nga minutat”.

“Ne do të shohim se si zhvillohet kampionati dhe si futen lojtarët nga përpjekja”.

“Ne duhet të shmangim dëmtimet dhe të sigurojmë që lojtarët të jenë të freskët gjatë ditës së ndeshjes”, u shpreh trajneri i Barcës.