11:57 / 16.06.2020
Osmani:Serbia tregoi fytyrën e vërtetë, duke vazhduar me fushatën e çnjohje
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit se ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila një ditë më parë tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.
“Sot: Daçiqi falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës! Prisni një minutë. A nuk kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi. Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq, të hënën, premtoi SHBA-në që do të ndalojë fushatën. Të martën, ata rinisën atë”, shkruan Osmani.























