Patrick Vieira synon ta transferojë mesfushorin e Evertonit
BKT
Sport

Patrick Vieira synon ta transferojë mesfushorin e Evertonit

Trajneri i Nice, Patrick Vieira ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

43-vjeçari gjatë një interviste deklaroi se një nga objektivët për të përforcuar mesfushën është Morgan Schneiderlin i Evertonit, i cili është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez, tek i cili bën pjesë që nga viti 2017, kur u transferua nga Manchester United. Vieira deklaroi se 30-vjeçari është një lojtar shumë interesant dhe se te skuadra e tij ai do të bënte një punë të mirë. Për të bindur francezin të rikthehet në vendlindje, drejtuesit e Nice i kanë ofruar atij një kontratë me një page prej 2 milionë eurosh në sezon