13:31 / 16.06.2020
Shumë klube të interesuara për `diamantin` e Dortmundit
Të gjithë të çmendur pas Achraf Hakimi. Mbrojtësi i cili po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund, ku luan i huazuar por kartoni i tij zotërohet nga Real Madrid.
Së fundmi në garë për kartonin e 21-vjeçarit është futur edhe Interi, që për të arritur te kartoni i futbollistit duhet të mposhtë më parë edhe konkurencën e Manchester United dhe mbi të gjithë të Bayern Munich, që e shikon Hakimin si një prioritet absolut për të ardhmen, por nuk duhet harruar as Dortmundi që ka shprehur dëshirën për ta blerë përfundimisht kartonin e futbollistit, dëshira e të cilit është të qëndrojë në Bundesligë. Real Madrid për të lënë të lirë lojtarin kërkon të paktën 60 milionë euro.























