7 ushqimet që mposhtin inflamacionin
Shumë sëmundje kronike, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, janë përfshirë në inflamacion pjesë e trupit që i përgjigjet sistemit imunitar.
Kur inflamacioni është jashtë kontrollit mund të ndikoj në tru.
Ju mund të ndihmoni vetën tuaj që të keni një kontroll në lidhje më inflamacionet. Ndërroni ushqimet me yndyrë, shumë sheqer në fruta dhe perime të shëndetshme.
Këto ushqime janë anti-inflamatore, nëse këto ushqime nuk ju mbushin pjatën tuaj më poshtë gjeni disa opsione tjera që ju ndihmojnë të ushqeheni më shëndetshëm.
Ananasi

Ananasi ju ndihmon që të keni qarkullim të mirë të gjakut, gjithashtu janë të pasura me vitaminë B9 që ju ndihmojnë të keni fokus më të mirë.
Selino

Selino ndikon mirë në shëndetin mendor, i ndihmon trurit që të mbaj rregull dhe të funksionoj. Një studim ishte bërë në minj dhe kishte rezultate të mira.
Tranguj

Trangujt përmbajnë një sasi të madhe të ujit gjë që është shumë e mirë për shëndetin e njeriut. Përveç sasisë së madhe të ujit, trangujt përmbajnë edhe vitamina. Ndikon mirë edhe nëse keni stres apo depresion.
Rrushi i thatë

Rrushi i thatë janë ndër ushqimet më të pasura me bor, një mineral i trurit. Bashkë me përfitimet tjera bori ndikon dhe në kujtesën e shkurtër dhe përqendrimin, ndikon edhe në sy.
Farat e kungullit

Farat e kungullit janë një ushqim i mençur, shkruan alternative medicine. Janë të pasura me zink, një mineral që ndikon në aftësitë e të menduarit.
Përmban edhe minerale që ndikojnë në trupin e njeriut për një humor të mirë dhe ngadalëson plakje e trurit.
Artiçokë

Artiçoku është një burim i mirë i vitaminës K, që luan një rol të rëndësishëm që shkencëtarët e quajnë qeliza e memories episodike.
Gjithashtu studimet tregojnë që vitamina K ndihmon edhe në komunikimin e qelizave të trurit.























