18:02 / 16.06.2020
Thaçi pas takimit me Lajçak: Të vlerësohet çdo përpjekje
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane, ndërsa ka treguar se i ka theksuar Miroslav Lajcakut vonesën në liberalizimin e vizave për Kosovën.
Thaçi pas takimit ka dalë në konferencë të përbashkët me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian.
“Kosova e ka një të ardhme dhe alternativë të vetme anëtarësimin në familjen evropiane. Në të njëjtën kohë presim vendet mike që e kanë përkrahur dokumentin e Ahtisaarit, që ta njohin Kosovën”, ka thënë ai.
“Në anën tjetër, diskutuam për angazhimet e drejtpërdrejta që do t’i ketë z. Lajcak në negociatat me Serbinë. Çdo përpjekje që çon në normalizim të raporteve dhe njohje është e mirëserardhur. Dua të besoj se do të ketë veprime konkrete”.























