19:55 / 16.06.2020
Lajçak fton Hotin në Bruksel
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot me vete në Prishtinë ka sjellë një ftesë për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Në konferencën e përbashkët pas takimit të tyre, Lajçak ka njoftuar se ia ka dorëzuar Hotit ftesën për të shkuar në Bruksel.
“E respektoj rolin kushtetues të Qeverisë në dialog dhe jam i kënaqur që dialogu është top-prioritet. Folëm me kryeministrin për pritjet tona dhe hapat konkret. Ia solla një ftesë që ta vizitojë Brukselin”, është shprehur Lajçak./GazetaBlic























