Mustafa: Kurti gabon me SHBA-në
BKT
Lajme

Mustafa: Kurti gabon me SHBA-në

Lideri  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka gabuar në vlerësimet e tij për SHBA-në edhe në kohën kur ishte kryeministër e po gabon edhe tash kur po flet për ftesën e SHBA-së për Kosovën e Serbinë për dialog.

Mustafa ka folur në “Debat” te RTK.  

“Zoti Kurt ka krijuar dyshime të takimeve në Uashington edhe gjatë kohës kur ishte kryeministër. Ka gabuar atëherë dhe edhe sot gabon. Po të bashkëvepronte me SHBA-në ai sot do të shte kryeministër”, ka thënë Mustafa.

A ka thënë se nuk kishte pritur që Kurti të bie aq shpejt nga pushteti.  


MË SHUME NGA Lajme