Shpejt e shpejt: Si ta zbardhosh gomën e atleteve
BKT
Lifestyle

Shpejt e shpejt: Si ta zbardhosh gomën e atleteve

Vera është periudha më e favorshme për të mbajtur atlete/këpucë me gomë të bardhë. Çështja është se sado mundohesh për t’i mbajtur sa më pastër, shmangia e pluhurit është e pamundur. Sidoqoftë ju e dini se çdo problem e ka një zgjidhje!

Pluhuri i jep gomës një pamje të vjetër dhe deri diku një nuancë të verdhë.

Shpejt e shpejt: Si ta zbardhosh gomën e atleteve

Ndryshe nga çfarë ju rekomandohet zakonisht (pastë dhëmbësh apo gomë lapsi), pastrimi i tyre bëhet fare thjeshtë përmes përzierjes së mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle ujë i nxehtë
1 lugë gjelle sodë buke
1 lugë gjelle uthull

Pasi të keni krijuar një masë homogjene merrni një furçë dhëmbësh dhe fërkojini atletet mirë e mirë. Lëreni më pas përzierjen të veprojë për 15- 30 minuta.