15:21 / 17.06.2020
Limaj: Me Lajçak biseduam krijimin e parakushteve për rifillim të dialogut
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak tha se kanë diskutuar për krijimin e parakushteve për rifillimin e dialogut dhe mundësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Limaj tha se nesër do të diskutojnë me kryeministrin Hoti për agjendën e takimit të 27 qershor në Uashington.























