Kryeministri kroat Plenkoviq uron Hotin
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga homologu i tij kroat Andrej Plenkoviq, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.
Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta, si personalisht, ashtu edhe në emër të Qeverisë kroate. Ju dëshiroj çdo sukses në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme.
Plenkoviq ka shprehur bindjen se marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Kroaci do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy popujve tanë.
Ai ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit bilateral ekonomik që duhet të përputhet me nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme politike ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.
“Veçanërisht, mezi pres që të punoj me ju në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën dhe pesë vendet e tjera të Evropës juglindore në rrugën e tyre evropiane, që është një nga prioritetet kryesore të Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian”, thuhet në urim.























