19:13 / 17.06.2020
A do të jetë De Ligt pasues i Ramos? Reali gati 100 milionë euro
Real Madrid dëshiron që Matthijs de Ligt të jetë pasues i Sergio Ramosit pasi ky i fundit po shkon drejt fundit të karrierës, raportojnë mediat italiane.
“Bianconerët nuk duan ta shesin 20-vjeçarin këtë verë, por “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për mbrojtësin holandez, i cili një vit më parë iu bashkua kampionëve të Italisë për shifrën 75 milionë euro.
Por, përveç Juves, raportohet së edhe gjigantit katalonas, Barcelona po e monitoron ish-yllin e Ajaxit
Duket së vera që po vjen do të sjellë një garë të “nxehtë” mes rivalëve të përbetuar spanjoll, Real Madrid dhe Barcelonës për De Ligt.























