Vetëvendosje në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme
BKT
Lajme

Vetëvendosje në Maqedoni, Ahmeti e quan të pashëndetshme

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai e ka cilësuar si jo të shëndetshme themelimin e Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Klan Kosova.

””Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar”...Nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme”, ka theksuar ai.

”Dua si nga Prishtina ashtu edhe nga Tirana, le t’më thonë që ”këtu e ke gabim”. Unë kam bashkëveprimtar, çdo gjë mund t’ma thonë – kam mendimet e mia dhe nuk hidhërohem”.

”Por jo ama të punojnë pas shpine”.

”Do më irritonin dhe dëshpëronin nëse më punojnë pas shpine – le t’ma thonë hapur. Që nga vitet ’80-të, kam punuar, dhe nuk janë pak vite”.


MË SHUME NGA Lajme