08:52 / 18.06.2020
Për 24 orë u shënuan 40 aksidente e u shqiptuan 1 mijë e 184 gjoba
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orët e fundit janë shqiptuar 1 mijë e 184 gjoba trafiku, ndërsa janë shënuar 40 aksidente.
Prej tyre 22 kanë qenë aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa me dëme material, kanë ndodhur 18 aksidente.
Ndryshe Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar 19 persona gjatë ditës së djeshme.
























