11:42 / 18.06.2020
Haradinaj lëshon takimin me Hotin, thotë se është për ngutë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i liderëve qe ishte ftuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Haradinaj nuk është deklaruar për media. “Njëherë tjetër sepse jam vonë”, tha ai derisa doli nga ndërtesa e qeverisë.
Ndërkohë, politikanët tjerë vazhdojnë te jenë në takimin e ftuar nga shefi i ekzekutivit.























