Varroset Albert Krasniqi, anëtari i Nismës Socialdemokrate
BKT
Lajme

Varroset Albert Krasniqi, anëtari i Nismës Socialdemokrate

Është varrosur Albert Krasniqi, anëtari i subjektit Nisma Socialdemokrate, i cili humbi jetën në një aksident para dy ditëve.

Varrimi është bërë në fshatin e tij të lindjes në Tërpezë të Malishevës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. 

"Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij.

Dritë të pastë shpirti, Albert!", ka shkruar Limaj. 


MË SHUME NGA Lajme