Bislimi: Të jemi mirënjohës ndaj BE-së, por përjetësisht me Amerikën
BKT
Lajme

Bislimi: Të jemi mirënjohës ndaj BE-së, por përjetësisht me Amerikën

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se beson që Qeveria e Kosovës dhe akterët tjetër të përfshirë në dialogun me Serbinë nuk do të bëjnë veprime symbyllazi.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i besojë SHBA-së, njofton Klan Kosova.

“Për mua dhe LDK-në, mendoj se duhet të jemi mirënjohës ndaj BE-së, por duhet të jemi përjetësisht me Amerikën”.

“Ajo që është thënë në letrën e Trump të dhjetorit të 2018-ës se SHBA do të jetë garantues i marrëveshjes. Nëse janë SHBA garantues për neve është e favorshme”, ka thënë Bislimi, i cili është bashkëpunëtor i politikanit amerikan Joseph DioGuardi.

“Besoj që shumë që Qeveria dhe Parlamenti nuk do të nënshkruajë dhe aprovojë marrëveshje symbyllazi. Presidenti, Qeveria do të kenë përgjegjësi historike që partneritetin me SHBA-në ta kurorëzojnë me një marrëveshje që na shkon neve në favor”.


MË SHUME NGA Lajme