Kusari i përgjigjet Armend Zemajt pasi ia përmendi aktakuzën
BKT
Lajme

Kusari i përgjigjet Armend Zemajt pasi ia përmendi aktakuzën

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari ka vazhduar polemikat me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kusari ka reaguar përmes Facebook-ut duke thënë se Zemaj nuk merr erë as nga profesioni i tij prej juristi, pasi një ditë më parë kishte thënë se ai nuk është i duhur për të drejtuar ministrinë e shëndetësisë

“Në reagimin e tij, juristi paska shpërfaq që jo vetëm nuk është i duhuri për Ministri të Shëndetësisë, por nuk merr erë as nga puna e juristit. Ai paska vendos ta bëjë edhe Gjykatësin në rastin e procesit gjyqësor. Sipas z. Zemaj, ngritja e aktakuzës qenka aktgjykim final”, ka shkruar Kusari.

Deputetja e VV’së ka thënë se është e pafajshme dhe një person është I pafajshëm deri sa me aktgjykim vërtetohet e kundërta.


MË SHUME NGA Lajme