Thaçi: Kosova e Shqipëria me koordinim më të mirë për turizmin
BKT
Lajme

Thaçi: Kosova e Shqipëria me koordinim më të mirë për turizmin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.

Ai ka postuar një fotografi nga takimi me zyrtarë të shtetit të Shqipërisë, ku ka njoftuar se kanë biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri. 

Postimi i plotë në Facebook:

Me ministrin Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi sot biseduam për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj. HTH


MË SHUME NGA Lajme