00:03 / 20.06.2020
Sevilla “asist” Realit, ndal Barcelonën
Pas tri fitoreve radhazi, Barcelona detyrohet të lërë pikë në fushën e Sevillas.
Katalanasit nuk mund të thyenin mbrojtjen e skuadrës andaluziane duke mos shkuar më shumë se një barazim 0-0.
Ky rezultat kënaq Realin, i cili ka tashmë mundësinë të barazohet me pikë me rivalët e përjetshëm katalanas duke marrë vendin e parë për shkak se kanë marrë 4 pikë në dy përballjet direkte “El Clasico” këtë sezon.























