Fluks në Morinë, mbi 6 mijë kosovarë i drejtohen bregdetit shqiptar
Qytetarët e Kosovës janë drejtuar bregdetit shqiptar që në orët e para të ditës së shtunë.
Më shumë se 6 mijë persona kanë hyrë në doganën e Morinës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin e Velipojë.
“Po shkojmë në Velipojë për pushime”.
“Në shtëpinë tonë në Durrës”, u shprehen shtetasit nga Kosova.
Duket se jo vetëm qytetarët por edhe autoritetet e kanë harruar shtimin e rasteve me Covid, pasi udhëtarët lëvizin lirisht pa maska, transmeton report.tv.
“Nuk është gjë, kjo është përrallë për mua. Nuk jemi trembur për luftë jo tani”.
“Kujdes po, frikë dhe panik jo”, thanë qytetarët.
Policia kufitare punoi me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata. Që prej datës 1 qershor ku u hap kufiri tokësor, dita e sotme ka shënuar fluksin me te larte te lëvizjes në Morinë.























