Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për themelimin e 'Shoqatës së Femrave Inxhiniere' do të flasin mysafirët, Alma Rexhepi, Inxhiniere dhe bashkëthemeluese e shoqatës si dhe Astrit Rexhaj, Drejtor ekzekutiv i Klasterit të Metalit dhe Energjisë se Ripërtërishme në Kosovë.
Ndërsa për ndikimin e pandemisë Covid -19 në pushtetin lokal, do të flasë më shumë rreth kësaj situate i ftuari Bekim Salihu, Hulumtues i Lartë, GAP.
Po ashtu i ftuar do të jetë Esad Ejupi, autor, i cili na njofton më shumë për publikimin e librit të tij "Për Vendimmarrje Pa Konflikt Interesi".
Në një lidhje direkte nga aeroporti do të jetë Bujar Gashi, zëdhenës në Aeroportin "Adem Jashar" i cili na tregon rreth funksionimit të aeroportit në këtë kohë pandemie.
Gjithashtu do të ketë edhe një lidhje direkte nga Ferizaj me Besim Aliun, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili na tregon se çfarë moti na pret ditët në vijim.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























