Musliu: Ftoj qytetarët të votojnë sa më masovisht
BKT
Lajme

Musliu: Ftoj qytetarët të votojnë sa më masovisht

Musliu: Ftoj qytetarët të votojnë sa më masovisht Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu ka votuar në vendvotimin numër 10, në vendlindjen e tij në Konçul të Bujanocit. Ai ka ftuar qytetarët për dalje masive në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Kryetari i Lëvizjës së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, ka votuar në vendlindjen e tij, Konçul të Bujanocit, nëvendvotimin numër 10.

Musliu gjatë votimit është shoqëruar nga bashkëshortja dhe nëna e tij si dhe familjarë e miq të familjes së tij.

Pasi ka kryer votimin, kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu, ftoiqytetarët e Luginës së Preshevës që të dalin e të votojnë sa mëmasovisht. 

“Të dashur qytetarë të Kosovës Lindore. Iu bëj thirrje që sot tëmerrni pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Sepse, ështëjetike për ne. Me votën tuaj do të vendosni për të ardhmen tuaj, për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve tanë nëveçanti”, ka thënë Musliu. 

Ai u ka shprehur mirënjohjen e tij gjithë aktivistëve qëmonitorojnë procesin e votimit.

“Unë do të jem mirënjohës për gjithsecilin aktivist që sot monitoron dhe vëzhgon procesin zgjedhor që të jetë sa mëdemokratik”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme