Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të je Alma Rexhepi inxhiniere dhe bashkëthemeluese e shoqatës, si dhe Astrit Rexhaj - Drejtor ekzekutiv i Klasterit të Metalit dhe Energjisë se Ripërtërishme në Kosovë.
Kurse Bekim Salihu, Hulumtues i Lartë, në GAP flet për NDIKIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË PUSHTETIN LOKAL.
Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Esad Ejupi, , autor i LIBRIT "PËR VENDIMMARRJE PA KONFLIKT INTERESI".
Bujar Gashi, zëdhenës në Aeroportin "Adem Jashar", flet për FUNKSIONIMIN E AEROPORTIT NË KOHË PANDEMIE.
Besim Aliu - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës na tregon se ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























