Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Ridvan Tahiri, aktivist, i cili do të flasë për humanizmin në vepër.

Ndërsa për përhapjen e virusit COVID-19, do të na njoftojë më hollësisht Isme Humolli, drejtoreshë e zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga BKUK do të jetë Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, i cili do të flasë për programin kombëtar në fushën e Arsmimit Bibliotekar dhe Kulturor.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme