Gucati: Një dënim shumë i vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq
BKT
Lajme

Gucati: Një dënim shumë i vogël për krimet mizore që ka kryer Tasiq

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati, ka thënë se dënimi me vetëm 22 vjet për krime lufte i Darko Tasiq është i vogël.

“Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar një dënim shumë të vogël ndaj Darko Tasiq i cili ka kryer krime mizore ndaj popullatës civile shqiptare së bashku me forcat policore dhe para ushtarake, ka plaçkitur e shkatërruar pasuritë e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Gucati përmes Facebook.

“Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykats Themelore në Prizren që ka shqiptuar një dënim shumë të vogël për krimeve mizore që ka kryer Tasiq në popullsinë civile shqiptare, Tasiq duhet ta marrë dënimin e merituar!”


MË SHUME NGA Lajme