MPB do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civil
BKT
Lajme

MPB do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Shërbyesit Civil

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Shërbyesit Civil, Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë një ceremoni rasti ku do të marrë pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu dhe zyrtarë të tjerë.

Kjo ceremoni do të mbahet më 23 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në objektin e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, i cili gjendet afër Pallatit të Drejtësisë. 

 


MË SHUME NGA Lajme