13:37 / 23.06.2020
Bajqinovci: Hoti është asistent ekzekutiv i Hashim Thaçit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur kryeministrin Avdullah Hoti, asistent ekzekutiv të presidentit Hashim Thaçit.
Në seancën e sotme për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Bajqinovci ka hedhur akuza drejt ekzekutivit qeverisës, ndërsa ka thënë se Avdullah Hotin nuk e sheh kryeministër.
“Ai nuk është kryeministër, Avdullah Hoti është asistent ekzekutiv i Hashim Thaçit”.
“Ia mban çantën Hashim Thaçit”, është shprehur Bajqinovci.























