Kuçi dhe Kosnett bisedojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë
BKT
Lajme

Kuçi dhe Kosnett bisedojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar sot një takim virtual me Ambasadorine Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë takimit, i cili ishte me karakter njohës, është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Kosnett për masat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e aktiviteteve të ndërmarrjeve publikë dhe sektorit privat në Kosovë.  


MË SHUME NGA Lajme