Hoti, deputetëve: Veproni me përgjegjësi përballë projekteve zhvillimore
BKT
Lajme

Hoti, deputetëve: Veproni me përgjegjësi përballë projekteve zhvillimore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kihet të bëhet me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të merren përgjegjësitë kushtetuese që u takojnë.

Ai ka reaguar kështu pasi Kuvendi i Kosovës dështoj t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Postimi i plotë në Facebook:

Kuvendi i Kosovës dështoj t’i votoj sot pesë marrëveshje ndërkombëtare! Këto dokumente që presin të votohen, janë të një rëndësie të veçantë për shkak se janë marrëveshje ekonomike për projekte investive dhe zhvillimore në Kosovë!

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë urgjente për mbështetje institucionale, ndërsa Qeverisë së Kosovës duhet t’i lejohet të vazhdoj me implementimin e masave në kuadër të pakos për Rimëkëmbje ekonomike!

Andaj, ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të paktën kur kemi të bëjmë me projekte zhvillimore dhe fonde mbështetëse për infrastrukturë, të marrim përgjegjësitë kushtetuese që na takojnë! Në Kuvend duhet t’i hapet rrugë diskutimit për Buxhetin e rishikuar, që t’i dalim në krah bizneseve të cilat rrezikojnë të shuhen, t’i dalim në krah punëtorëve që nuk i kanë marrë pagat, të mbrojmë prodhimin vendor dhe t’i mbështesim qytetarët në nevojë!


MË SHUME NGA Lajme