Hoti: S’heqim dorë nga sovraniteti
Kryeministri Avdullah Hoti në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se arsyeja e vetme pse i ka hequr masat e reciprocitetit është që të fillojë dialogun, duke thënë se çdo skenar tjetër është i paqëndrueshëm.
“Nuk po hymë në dialog për normalizimin e linjave të autobusëve as për zgjidhjet teknike, sepse kemi dialoguar që nëntë vjet për këto. Po hymë për njohje reciproke dhe për asgjë tjetër. E ruajmë të drejtën tonë nëse dialogu s’është i suksesshëm dhe do ta marrim vesh shpejt nëse s’është. Kjo është çështje javësh kur do të dimë a mund ta përmbyllim marrëveshjen apo jo, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran për të vendosur masat e reciprocitetit. Ne nuk kemi hequr dorë nga sovraniteti”.
Hoti tha se takimin e së enjtes në Bruksel do ta shfrytëzojë edhe për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe ndihmë financiare për Pakon e Rimëkëmbjes.























