21:50 / 23.06.2020
Veseli: Opozita shansë për reflektim e reformim, po shoh gjallëri te PDK
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se po sheh te partia një gjallëri, që nuk e kishte parë në kohën kur ajo ishte në pushtet.
Veseli ka folur kështu në "Debat" te RTK.
“Opozita është një shansë për të reflektuar dhe për t'u reformuar. Unë po punoj përditë. Mendoj që jam në rrugë të mirë. Po e shoh një gjallëri te PDK-ja, që nuk e kam parë në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet”, ka thënë ai.
Veseli është shprehur se Qeveria Hoti nuk do t’i sjellë gjë të mirë Kosovës. “Hoti ishte zëvendës i Kurtit”, ka thënë Veseli.























