Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Marigona Bekteshi Ferati, regjisore, e cila do të flasë për shfaqjen teatrale  “Gruaja në dritare”, që shfaqet nesër.

Ndërsa për sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit, do të na njoftojë më hollësisht Mexhide Demolli Nimani nga Lëvizja FOL.

Në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë ekzekutive e OJQ-së “Toka”, e cila do të flasë për temën edukimi dhe zhvillimi i shkathtësive te të rinjtë në Kosovë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme