Sot mbahen punimet e Sesionit Plenar të SEECP
BKT
Lajme

Sot mbahen punimet e Sesionit Plenar të SEECP

Këtë vit, për herë të parë, Kosova kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Javën e kaluar, më 19 qershor 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës filloi punimet online të Asamblesë Parlamentare të (SEECP) me organizimin e konferencës ndërkombëtare, “Të jesh në hap me Evropën”, për të vijuar me sesionin e Komisionit Qendror të Asamblesë Parlamentare të SEECP, e cila u mbajt të shtunën më 20 qershor 2020.

Pas dy ditësh të suksesshme pune, të mërkurën, më 24 qershor 2020, do të mbahet Seanca e 7-të Plenare e Asamblesë Parlamentare të SEECP të cilën e kryeson Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.

Punimet fillojnë në ora 09:30 dhe do të zgjasin deri në ora 16:00.

 

Programi:

 

1. Miratimi i Agjendës

2. Fjala hyrëse nga Presidentja e AP SEECP Dr Vjosa Osmani Sadriu

3. Diskutimi i folësve / drejtuesve të delegacioneve për temën e Seancës së 7-të Plenare të PA SEECP: "Perspektivat e bashkëpunimit rajonal në epokën pas pandemisë: koha për një integrim më të madh?

4. Fjalime nga organizata rajonale dhe ndërkombëtare

5. Prezantimi dhe miratimi i dokumenteve të Komiteteve të Përgjithshme

6. Diskutim rreth selisë së Sekretariatit të Përhershëm

7. Miratimi i Deklaratës Përfundimtare

8. Të tjera

 

Punimet e sesionit plenar do të transmetohen në televizionin publik, në ueb faqen e Kuvendit dhe në kanalin zyrtar të Kuvendit në Youtube, nëpërmjet Livestream.

 

Punimet e konferencës do të jenë në gjuhën angleze (gjuhë zyrtare e SEECP).​

 


MË SHUME NGA Lajme