10:07 / 24.06.2020
Reshjet ndihmojnë ngritjen e nivelit të liqeneve të Badocit dhe Batllavës
Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.
Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m.
Megjithatë, KRU “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me shpenzim racional të ujit të pijshëm.























