11:11 / 24.06.2020
Godfrey: ShBA po iu ofron një mundësi Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, deklaroi se takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Washington paraqet një shans që të dyja palët të hapin derën për zhvillimin e ri ekonomik dhe investimet, duke theksuar se është optimist për atë takim.
Godfrey i tha Danasit të Beogradit se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe se do të fillojë një epokë e re e stabilitetit dhe prosperitetit.























