11:34 / 24.06.2020
Për dialogun me Serbinë duhet delegacion me bazë të gjerë
24 qershor10:40 Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se Kosovës i duhet unitet në procesin e dialogut me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se për këtë proces Kosovës i duhet një delegacion me konsensus më të gjerë sesa qeveria dhe presidenti.
Ajo ka shprehur optimizëm se procesi i dialogut është kthyer në binarët e duhur pas distancimit të administratës amerikane nga shkëmbimi i territoreve.
Tahiri ka vlerësuar se ShBA-ja dhe BE-ja do ta plotësojnë njëra-tjetrën në fazën finale të dialogut.
Sipas saj, delegacioni i Kosovës në këtë proces duhet ta mbrojë shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës.























