Ndërron jetë një punëtor i Postës, ishte i prekur nga Covid-19
BKT
Lajme

Ndërron jetë një punëtor i Postës, ishte i prekur nga Covid-19

Një punëtor i Postës së Kosovës në regjionin e Prizrenit ka ndërruar jetë. Ai ishte i prekur nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes së të nderit dhe dhe të gjithë punëtorëve të postës.

"Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xheme Cakaj, punetor i Postes se Kosoves ne regjionin e Prizrenit. Baca Xheme ishte prekur nga koronavirusi.

Ne keto momente te pikellimit, Sindikata e Punetorve te Postes se Kosoves i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Cakaj, miqve e kolegve te tij, dhe te gjithe punetorve te Postes.

Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe jo vetem për familjen, por edhe per Posten e Kosoves.

Puna dhe angazhimi i tij ne Poste mbesin shembull per te gjithe ne.

Kujtimi per bacen Xheme do te jetoje perhere!

Me respekt
SH.S.P-PK-së", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme