Ujësjellësi bën thirrje për shpenzim racional të ujit
BKT
Lajme

Ujësjellësi bën thirrje për shpenzim racional të ujit

Arbenita Marmullaku

Pas reshjeve të shiut është rritur niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe të Batllavës. Kështu bëri të ditur Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila bëri të ditur se sipas analizave të IKSHP-së cilësia e ujit është 100% për konsum. Ajo bëri të ditur se vetëm gjatë pandemisë borxhi total i konsumatorëve është 1.5 milion euro.

Kompania rajonale e Ujësjellësit u bëri thirrje konsumatorëve, t ë vazhdojnë  me shpenzimin racional të ujit të pijshëm. Përderisa Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, bëri të ditur për gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit.

“Nga java e kaluar, liqeni i Badovcit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m”

Mjeku i tha Radio Kosovës se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, menjëherë pas reshjeve të shiut në Prishtinë i ka bërë analizat ujit të pijshëm, të cilat rezultojnë me cilësi mjaftë të mirë për konsum.
 “Cilësia e Ujit është mjaftë e mirë, 100% i pijshëm dhe për konsum”

Ndërkaq Zëdhënësja e Ujësjellësit, bëri të ditur se gjatë kohës së pandemisë konsumatorët i kanë mbetur borxh ujësjellësit 1.5 milion euro.  Ajo shtoi se konsumatorët mund të paguajnë këtë borxh me këste.

“Në momentin që shprehin vullnet për të paguar, ata mund të paguajnë 30% të borxhit total dhe këstin e mbetur ta riprogramojnë prej 24 deri në 36 muaj”.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj Ujësjellësit që nga viti 2000 është mbi 45 milion. Zyra Ligjore në Ujësjellës ka përgatitur lëndët  ndaj këtyre konsumatorëve dhe në momentin që marrin leje nga Aurtoriteti Rregullativ i Ujit, do t’i dërgojnë te përmbaruesi privat.


MË SHUME NGA Lajme