Osmani në Ditën e komunitetit egjiptian priti një delegacion të komunitetit
BKT
Lajme

Osmani në Ditën e komunitetit egjiptian priti një delegacion të komunitetit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Ditës së komunitetit egjiptian ka pritur një delegacion të kryesuar nga deputeti Veton Berisha. 

Kryetarja Osmani ka uruar komunitetin egjiptian në ditën e tyre dhe ka falënderuar për kontributin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës.

Ajo ka thënë se diversiteti kulturor, etnik e religjioz janë të rëndësishme për  promovim të vlerave të shoqërisë. 

Ndërkaq deputeti Veton Berisha, në emër të këtij komuniteti i ka ndarë një mirënjohje kryetares Osmani dhe ka kërkuar që dita e këtij komuniteti të përfshihet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës. 

Në këtë takim, deputeti Berisha ka përmendur problemet e komunitetit egjiptian me përfshirjen në jetën institucionale dhe mospërfshirjen e fëmijëve të këtij komuniteti në mësimin online.


MË SHUME NGA Lajme