Meta: UÇK bëri luftë të drejtë, besoj në pafajsinë e Thaçit e Veselit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se ai beson në pafajsinë e presidentit të Kosovës, Hashim thaçit dhe të liderit të PDK-së, Kadri Veselit.
"Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.
Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.
Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri", ka shkruar Meta në Facebook.























